Bayern Leverkusen po kalon në formë jetësore këtë sezon në krye me trajnerin Xabi Alonso.
Leverkusen janë të pamposhtur në 24 ndeshje këtë sezon shkruan Arbresh.info.
Njëri nga lojtarët kryesor të “aspirinave”, këtë sezon është mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili është transferuar nga Arsenali për tek klubi gjerman këtë verë.
Xhaka në një intervistë për The Athletic, tregoi detajet e transferimit gjithashtu foli edhe për formën e skuadrës së tij aktuale.
Xhaka tha se në fillim, gruaja e tij ka qenë kundër për arsye familjare, mirëpo në fund ishte një vendim I lehtë.
“Të jem i sinqertë, ajo ishte kundër. Jo kundër që ne të shkojmë në Leverkusen, por kundër që ne të largohemi nga Londra. Nëse keni jetuar një herë në Londër, dëshironi të qëndroni atje – veçanërisht me familjen. Ne menduam ‘Çfarë të bëjmë me shkollën?’, fëmijët e mi kanë lindur atje, kanë bërë shumë miq. Por në fund, ishte një vendim i lehtë, edhe për gruan dhe fëmijët e mi, sepse ata e panë planin”, tha Xhaka.
Tutje ai theksoi se ka shkuar në Levrkusen për të udhëhequr ekipin si shkak i përvojës së tij në nivelin më të lartë në futbollit Premier League.
“Unë erdha këtu për të udhëhequr këtë ekip të ri pak falë përvojës sime në një nivel të lartë jashtë vendit”, theksoi Granit Xhaka.
Xhaka për fund tha se do të jetë shansi i fundit për t’iu thënë lamturinë sic duhet lojtarëve, stafit dhe tifozëve.
“Do të jetë shansi ynë për t’u thënë lamtumirë lojtarëve, stafit dhe tifozëve siç duhet”, përfundoi ish mesfushori i Arsenalit.
Xhaka ka qenë një titullar i padiskutueshëm në fanellën e Leverkusenit, teksa ka munguar në vetëm dy ndeshje./Arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...