Granit Xhaka u largua nga të qenit kapiteni i Arsenalit në nëntor të vitit 2019 pas një shpërthimi publik kundër tifozëve të klubit, por mesfushori shqiptar është kthyer përsëri në ‘zemrat e tyre’ dhe pretendon se do të ishte i hapur për të rimarrë shiritin.
29-vjeçari dukej se kishte pak të ardhme në Emirates Stadium pasi iu përgjigj vërshëllimave nga tifozët e tij kur u zëvendësua gjatë një ndeshjeje në Ligën Premier kundër Crystal Palace.
Ai ka qenë shumë i lidhur me Romën që atëherë, por ka vendosur të mbetet pas bisedave me trajnerin Mikel Arteta dhe është bërë një lider në fushë për Topçinjtë edhe një herë.
Loja e Xhakës dhe sjellja prej një lideri ka ardhur deri në atë pikë sa ai mund të emërohet si pasardhës i përhershëm i të larguarit Pierre-Emerick Aubameyang kur të vendoset edhe një herë për detyrën e kapitenit te Arsenalit.
“Nuk do të them kurrë, kurrë. Nuk isha gati për këtë përsëri”, ka thënë fillimisht Xhaka për Sky Sports kur u pyet nëse ai mund të ishte përsëri kapiteni.
“Një kapiten i Arsenalit mund të jetë pa shirit dhe unë po përpiqem të udhëheq lojën dhe lojtarët pa shirit”.
“Por, nëse nesër vjen dikush nga klubi dhe më pyet nëse dua ta marr, do të jem këtu sepse e di që jam gati ta bëj sërish”, përfundoi ylli shqiptar.
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...