Granit Xhaka te AS Roma, përplasen tifozët e Arsenalit

15:42 | 4 Gusht 2018
Arbresh Info

Raportet e ndryshme që e lidhin Granit Xhakën për transferim këtë verë te AS Roma kanë ngjallur reagime të fuqishme nga tifozët e Arsenalit në rrjete sociale.

Si një i transferuar dy vite më parë nga Borussia Monchengladbachi, reprezentuesi kosovar i Zvicrës ka krijuar përçarje tek tifozët anglezë të cilët kanë mendime të ndryshme për të, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse njihet si një pasues shumë i mirë i topit, kritikat më të mëdha ndaj tij kanë qenë për mungesë të ritmit dhe koncentrimit që i kanë kushtuar “Topçinjve” me disa pikë shumë të rëndësishme gjatë dy sezoneve të kaluara.

Pavarësisht këtyre gabimeve, Xhaka ishte i rregullt te skuadra nën udhëheqjen e Arsene Wengerit sezonin e kaluar, madje ishte kapiten i skuadrës gjatë disfatës 2 me 1 si mysafirë ndaj Manchester United në muajin prill.

Por, a mund të largohet mesfushori së shpejti nga skuadra?

Sipas raporteve në Itali, Xhaka është shfaqur si një shënjestër për transferim e AS Romas që ka filluar të shikoj për alternativa ndaj Steven N’Zonzit në rast se dështojnë me transferimin e tij në Stadio Olimpico.

Megjithatë, një nga problemet kryesore të skuadrës nga Serie A është fakti që Granit Xhaka së fundmi ka vendosur lapsin në një kontratë afatgjate te Arsenali, transmeton portali arbresh.info.

Përveç kësaj, trajneri i ri Unai Emery ka zbuluar gjithashtu planet e tij rreth 25-vjeçarit.

“Jam i kënaqur që Graniti ka vazhduar kontratën e tij me ne”, kishte thënë spanjolli për uebfaqen zyrtare të klubit. “Ai është një lojtar i rëndësishëm i skuadrës dhe është ende i ri, andaj ne do të jemi në gjendje për tu zhvilluar edhe më shumë”

“Shpresoj që të ketë sukses në Kampionatin Botëror me Zvicrën dhe të rikthehet në gjendje të mirë dhe i gatshëm për sezonin e ri”

Sa i përket transferimit të tij te Roma, tifozët kanë reaguar menjëherë në rrjete sociale.

Më poshtë mund t’i shikoni disa nga komentet e tyre në Twitter./arbresh.info/

https://twitter.com/AFCTAYFUN/status/1025566010466856966

https://twitter.com/Guendouzinho/status/1025566059447898112

https://twitter.com/Bren_bus/status/1025567802848104448

https://twitter.com/Lacasweatyy/status/1025567247530643457

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme