Granit Xhaka nënshkroi për Arsenalin një vit më parë për një tarifë prej 30 milionë funta. Derisa tani duket një çmim standard, verën e kaluar dukej një tarifë vërtetë e lartë.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës shfaqi potencialin e tij, veçanërisht me pasimet e gjata, por sezoni i tij ishte lënë nën hije nga problemet disiplinore, transmeton portali arbresh.info.
Por tani, Xhaka duket i vendosur në mesfushën e Arsenalit. 24-vjeçari tashmë ka bërë tri asistime brenda dy paraqitje, ndaj Chelseat dhe Leicester Cityt.
“Unë luaj me një stil agresiv dhe mendoj që jam përshtatur mirë në futbollin në Angli”, tha Xhaka për faqen zyrtare të klubit.
“Mendoj që çdo lojtarë ka nevojë për kohë që të adaptohet në ligën e re, në vendin e ri dhe me bashkëlojtarët e ri. Në fund të sezonit të kaluar unë ndihesha mirë dhe tani ndihem edhe më mirë dhe dua të ndihmojë skuadrën sa më shumë që kam mundësi këtë sezon”
Xhaka është parë si një zëvendësues afatgjatë i Santi Cazorlas.
Takimi i ardhshëm për Arsenalin do të jetë ai ndaj Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit./arbresh.info
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 176 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...