Granit Xhaka gjatë verës së këtij viti është larguar nga Arsenal drejt Bayer Leverkusen.
Ylli me prejardhje kosovare, u rikthye në Bundesliga, duke u bashkuar me trajneri Xabi Alonso, ndërsa për momentin janë duke dominuar në elitën gjermane, shkruan Arbresh.info.
Në një intervistë për “The Atlethic”, Xhaka ka folur për raportet e tij me ish klubin, ndërsa potencoi se Topçinjtë, nuk treguan respekt për të.
“Arsenali tregoi mungesë respekti ndaj meje edhe kur isha kapiten i skuadrës. Ishte e qartë që klubi donte të lirohej nga unë. Të gjithë përveç Artetës kërkonin këtë gjë. Kisha vendosur të largohesha nga klubi me zemër dhe shpirt, por ishte Mikel ai që më tha që donte që unë të qëndroja”, ka thënë Xhaka. /Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...