Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka insistuar se dëshiron të arrijë diçka të veçantë me Arsenalin.
Spekulimet kanë qenë të shumta rreth të ardhmes së Xhakës, pavarësisht se zvicerani nënshkroi një zgjatje të kontratës verën e kaluar.
Roma pritet të ringjallë interesin për Xhakën këtë verë, por 29-vjeçari ka plane të tjera, duke përfshirë afrimin me tifozët e Arsenalit.
“Dua të kem një marrëdhënie më të mirë me njerëzit jashtë, me tifozët, për të qenë më afër me ta. Nuk i takojmë asnjëherë, nuk bëjmë asnjëherë bisedë me ta”, ka thënë fillimisht Xhaka për football.london.
“Ata po na shohin në fushë vetëm për 90 minuta dhe lamtumirë. Ata nuk e dinë se si kemi stërvitur më parë, nuk e dinë se si ndihesh, nuk e dinë nëse ke probleme në familjen tënde, nuk dimë shumë pika”.
Granit Xhaka:
? “I will give everything until I’m at this football club [Arsenal]. I always say that.”
— Connor Humm (@TikiTakaConnor) April 12, 2022
“Pas sezonit kam ende 2 vite kontratë këtu. Do të jap gjithçka derisa të jem në këtë klub futbolli. Këtë e them gjithmonë”.
“Unë nuk kam nënshkruar një kontratë të re, por e shijoj kohën time dhe kaq. Dua të arrij diçka me këtë klub, diçka të veçantë. Dhe para kësaj, nuk largohem”, përfundoi mesfushori shqiptar.
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...