Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar dhe për të falënderuar të gjithë pas paraqitjes së tij të 100-të me fanellën e Kombëtares së Zvicrës.
Xhaka luajti ndeshjen e tij të 100-të me Zvicrën të martën mbrëma ndaj Kosovës, takim që u mbyll me barazim 1-1.
Djaloshi nga Kosova është njëri nga lojtarët më të mirë në histori të kombëtares Helvetike dhe tashmë është kapiten i tyre.
Arritja e tij e madhe me 100 ndeshje me fanellën e Zvicrës ka bërë që Xhaka të ndihet i lumtur dhe të falënderoj të gjithë, teksa ka folur edhe për arritjen dhe të ardhmen.
“Është një ndjenjë e pabesueshme të përfaqësosh Zvicrën për herë të 100-të”, ka shkruar fillimisht mesfushori shqiptar në profilin e tij privat në Instagram.
“Ky vend i mrekullueshëm ka bërë shumë për mua dhe familjen time – dhe unë gjithmonë përpiqem të shpërblej mirëpritjen e ngrohtë që na është bërë duke dhënë gjithçka timen absolute kur jam në fushë”.
“Ka shumë trajnerë, bashkëlojtarë, tifozë dhe sigurisht anëtarë të familjes që më kanë ndihmuar kaq shumë gjatë rrugës. Ju jam jashtëzakonisht mirënjohës të gjithëve”.
“Dhe mezi pres për të ardhmen dhe atë që na pret si ekip. Jemi në një rrugë vërtet të mirë dhe do të vazhdojmë të japim gjithçka çdo ditë që jemi bashkë sepse kemi shumë kujtime të veçanta për të krijuar”, ka mbyllur shkrimin Xhaka. /Telegrafi/
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...