Kaiserslautern dhe Bayer Leverkuseni po përballen në kuadër të finales së Kupës së Gjermanisë për sezonin 2023/2024.
‘Aspirinat’ e kanë gjetur veten në avantazh falë një euro goli të shënuar nga mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili në minutën e 16-të realizoi nga një distancë prej afro 30 metrave për rezultatin 1-0.
Teksa po i afrohemi fundit të pjesës së parë, Leverkuseni po udhëheq pikërisht falë golit të shënuar nga Xhaka.
Në rast se arrijnë të shpallen kampionë në fund, ky do të ishte trofeu i dytë për Leverkusenin këtë sezon nën urdhrat e Xabi Alonsos.
Kujtojmë se disa ditë më parë seria si të pamposhtur e Leverkusenit ishte ndërprerë pasi humbën në finale të Ligës së Evropës me rezultat 3-0 ndaj Atalantës./Telegrafi/
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty