Granit Xhaka renditet i 16-ti në listën finale për Topin e Artë

18:31 | 28 Tetor 2024
D.H

Ka filluar të zbulohet lista e finale për fituesin e çmimit të Topit të Artë për këtë vit.

Minuta më parë janë publikuar edhe emrat e parë të kësaj liste.

Deri më tani janë zbuluar rendtija nga pozita e 29-të deri në 21-të.

LEXO EDHE:

Fillon të publikohet lista finale për Topin e Artë

Kurse tani janë publikaur edhe emrat e tjerë, kurse tani ka filluar publikimi i emrave që janë në top 20-she.

Vendi i 20-të i takon futbollistit të Interit, Hakan Calhanoglu, teksa ylli norvegjez i Arsenalit, Martin Odegaard është renditur në vendin e 19-të.

Gardiani i Argjentinës, Emiliano Martinez zuri vendin e 18-të për këtë vit, ndërkohë vendi i 17-të është rezervuar për top mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverde.

Një arritje historike ka bër mesfushori shqiptar, Granit Xhaka i cili është renditur i 16-ti në listën finale për Topin e Artë.

Ai udhëhoqi skuadrën e tij, Bayer Leverkusen drejt suksesit historik në Bundesligë dhe fitoi Kupën e Gjermanisë, po ashtu ishte edhe finalist në Ligën e Evropës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme