Granit Xhaka ka reaguar pas barazimit 4 me 4 në “Lojën e Yjeve” duke thënë se “ishte shumë kënaqësi” për të ndeshja e sotme (e shtunë).
Takimi bamirës i zhvilluar mes mesfushorit Granit Xhaka si kapiten dhe Milot Rashicës në anën tjetër dhuroi spektakël për të gjithë të pranishmit në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.
Menjëherë pas ndeshjes, mesfushori i Arsenalit doli në konferencë për medie duke falënderuar të gjithë për përkrahjen.
“Faleminderit juve të gjithëve. Ishte kënaqësi me luajt një ndeshje shumë shumë të mirë kundër Milotit dhe shokëve të tij”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes ku edhe ishte realizues i një goli.
“Stadiumi ishte i plotë, përkrahja sa dush edhe jam shumë krenar”, përfundon ai.
Xhaka tregoi aftësitë e tij në fushë për më shumë se një orë lojë duke krijuar një numër të madh shansesh falë pasimeve të gjata dhe të sakta./arbresh.info/
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...