Granit Xhaka nuk luan në derbin Liverpool – Arsenal?

09:15 | 23 Gusht 2019
Arbresh Info

Granit Xhaka duket se pretendon të jetë i pranishëm në ndeshjen derbi këtë vikend.

Ylli kosovar mungoi në takimin e parë në shtëpi të “Topçinjve” këtë edicion kundër Burnleyt si pasojë e një problemi me këmbë, por është rikthyer së fundmi plotësisht në stërvitje, transmeton portali arbresh.info.

Ish sulmuesi i Arsenalit, Charlie Nicholas ka kërkuar nga Unai Emery për të lënë mesfushorin jashtë nga formacioni startues mbrëmjen e së shtunës.


Nicholas shkruan në opinionin e tij për Sky Sports:

“Mendoj se Arsenali duhet të luaj me katër lojtarë prapa dhe dy mbrojtës përpara. Nuk e dua Granit Xhakën në skuadër, preferoj Lucas Torreiran dhe Matteo Guendouzin”


Edhe tifozët e Arsenalit i kanë bërë thirrje 26-vjeçarit për të mbajtur mesfushorin kosovar jashtë skuadrës për ndeshjen këtë vikend.

Liverpooli dhe Arsenali takohen në Anfield këtë vikend duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/

https://twitter.com/halalmartmy/status/1164468757692968960

https://twitter.com/arsenaladarsh/status/1164465398781136896

https://twitter.com/ttb83/status/1164466002345779201

https://twitter.com/BradleyPowell04/status/1164512212427452416

https://twitter.com/mrvanmaduabuchi/status/1164535105001574405

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme