Granit Xhaka në Prishtinë

16:45 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Mesfushori kosovar i Arsenalit dhe Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, ka treguar planet e tij për këtë verë.

Duke folur për gazetën zviceranë “Blick” ka treguar se ka planifikuar të qëndrojë në dy vende.

“Fillimisht do të shkoj me të fejuarën në Miami dhe më pas në Prishtinë. Më 8 korrik do të filloj stërvitjen me Arsenalin”, u shpreh ai.

Ndryshe nga Xhaka, Xherdan Shaqiri ka treguar se këtë verë do të qëndrojë në Zvicër.

xhaka

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme