Granit Xhaka ka udhëtuar drejt Elbasanit për ta përkrahur vëllain e vet, Taulantin, në ndeshjen e Shqipërisë kundër Moldavisë, i cila do të zhvillohet sonte në Elbasan Arena.
Kombëtarja kuqezi është nikoqire e Moldavisë në stadiumin Elbasan Arena, në ndeshjen e rrethit të katërt të Grupit H kualifikues për Kampionatin Evropian, që nis në orën 20:45, raporton Gazeta Express.
Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Graniti, do të jetë prezent në stadiumin Elbasan Arena për ta përkrahur vëllain e tij dhe Kombëtaren kuqezi.
Xhaka e postoi një fotografi në Instagram nga stadiumi i Elbasanit përkrah vëllait tjetër, Agonit, me mbishkrimin: “Ne e përkrahim vëllain tonë çdo kund”.
Megjithatë, Taulanti është lënë në bankën e rezervistëve nga trajneri Edi Reja në këtë ndeshje.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...