Google ADS

Granit Xhaka mendon largimin tronditës nga Arsenali, zbulon arsyen

12:19 | 23 Mars 2019
Arbresh Info

Granit Xhaka ka befasuar të gjithë duke zbuluar se është duke menduar një largim tronditës nga Arsenali.

26-vjeçari ka qenë një figurë përçarëse mes tifozëve të klubit qysh pas transferimit të tij prej 35 milionë funta nga Borussia Monchengladbaci gjatë verës së vitit 2016, transmeton portali arbresh.info.

Xhaka është duke shijuar aktualisht sezonin e tij më të mirë në fanellën e Arsenalit nën udhëheqjen e trajnerit Unai Emery, i cili madje i ka besuar shiritin e kapitenit reprezentuesit kosovar të Zvicrës në disa ndeshje të ndryshme këtë sezon.

Pavarësisht se ka shkëlqyer në zemër të mesfushës së Arsenalit, Xhaka pretendon se vazhdon të jetë ambicioz dhe nuk e sheh klubin nga veriu i Londrës si të fundit për të.

“Unë jam shumë ambicioz, unë dua të bëjë hapin tjetër, Arsenali nuk do të jetë ndalesa e fundit”, ka thënë ai për gazetën zvicerane Tagblatt.

Xhaka ka nënshkruar gjatë verës së vitit të kaluar një kontratë afatgjate dhe vazhdon të jetë i rregullt në pozitën e tij pavarësisht arritjes së Lucas Torreiras dhe Matteo Guendeouzit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme