Zvicra sonte luan ndaj Serbisë sfidën e raundit të pestë në kuadër të grupit 4 në Ligën A të Kombeve.
Kjo ndeshje starton me fillim nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Letzigrund Stadion” të Cyrihut, shkruan Arbresh.info.
“Helvetikët” nuk po kalojnë aspak formë të mirë që nga ndeshja me Italinë në Euro 2024.
Pas asaj ndeshje, Zvicra ka pesë ndeshje pa fitore duke pësuar katër humbje dhe marr një barazim.
Njëra nga humbjet është ajo me Serbinë muajin e kaluar në Leskovac me rezultat 2-0.
Kurse sot më të motivuar se kurrë, Granit Xhaka me shokë do të kërkojnë revanshin për atë sfidë dhe rikthimin tek rezultatet pozitive.
Kombëtarja e drejtuar nga Murat Yakin nëse nuk shënon sot fitore është në rrezik të bie në Ligën B.
Pas katër ndeshjeve në grupin 4, prinë Spanja me 10 pikë, Danimarka është e dyta me shtaët kurse Serbia ndodhet në pozitën e tretë më katër sosh e Zvicra është e fundit me vetëm një pikë./Arbresh.info
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...