Granit Xhaka me urim të veçantë për 9 vjetorin e Pavarësisë (Foto)

09:12 | 17 Shkurt 2017
Arbresh Info

Granit Xhaka vjen me një urim të veçantë për 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, u ka uruar të gjithëve 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan portali arbresh.info.

“Jam i lindur në Zvicër. Jetoj në Londër. Kurrë nuk do të harroj dhe me zemër do jem në vendlindjen e prindërve të mi. Urime pavarësinë Kosova jonë”, ka shkruar Xhaka.

Lexo më shumë: Wenger i gatshëm të largohet pas 21 viteve

24-vjeçari ishte lojtari më i mirë i skuadrës së Arsenalit në disfatën tronditëse ndaj Bayernit, i cili mposhti “Topçinjtë” me rezultat 5 me 1.

Xhaka, i cili është vlerësuar me notën 6.1 në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena”, ka krijuar më së shumti pasime nga skuadra e trajnerit Arsene Wenger në ndeshjen kundër kampionit gjerman./arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BQmocVGlcB8/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme