Granit Xhaka i ka dërguar një mesazh pasionant tifozëve të Arsenalit pas finales së tyre të humbur në Evropa Ligë ndaj Chelseas mbrëmjen e së mërkurës.
Arsenali pësoi një disfatë tronditëse 4 me 1 ndaj rivalit të tyre londinez në stadiumin olimpik Baku në Azerbajxhan, transmeton portali arbresh.info.
Dy golat nga Eden Hazard dhe ato nga Pedro dhe Olivier Giroud ndëshkuan specialistin e Evropa Ligës, Unai Emery, duke ia shkaktuar disfatën e parë në këtë kompeticion.
Xhaka padyshim se ishte i zhgënjyer me rezultatin e derbit dhe pranon se kjo ishte e dhimbshme për tu përballur.
“Më të vërtetë na lëndon që nuk kemi mund të sjellim këtë trofe tek ju”, ka shkruar reprezentuesi i Zvicrës në profilin e tij në Instagram.
“Faleminderit të gjithëve që keni ardhur në Baku dhe faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj këtë sezon”
Përveç disfatës ndaj “Bluve”, Arsenali humbi edhe shansin për të siguruar një pozitë në Ligë të Kampionëve dhe ata do të jenë për të tretin vit radhazi në Evropa Ligë./arbresh.info/
Maqedonci, Turqisë: Do të jeni adresa më e shpeshtë për bler...
Stavileci për kolonat në Merdare: Serbia i ka përzier dërges...
Rama nesër në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës
Bayerni raporton Barcelonën në UEFA pas sulmit që iu bë para...
Kurti uron Ditën Kombëtare të Çekisë: Një nga partnerët tanë...
Blinken, thirrje urgjente për zgjidhje të konfliktit në Liba...