Granit Xhaka me koment ekip për ndeshjen me Serbinë

16:10 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Ndeshja midis Zvicrës dhe Serbisë do të luhet në Kaliningrad më 22 qershor dhe do të ketë rëndësi të madhe edhe për disa futbollistë shqiptarë. 

Në fakt, te zviceranët do të luajnë disa lojtarë që prindërit i kanë nga Kosova, e cila ishte në luftë me shtetin serb. Granit Xhaka, ylli i Arsenalit, prindërit e të cilit erdhën në Bazel nga Kosova, ka thënë se do të luajë deri në kufirin e dhimbjes.

“Serbia është një kundërshtare e pakëndshme. Në këtë moment nuk mund të premtoj asgjë përveçse do të luajmë deri në kufi të dhimbjeve ekstreme. Do të vdesim për fitoren”, ka pohuar Xhaka, shkruan “index.hr”. Përveç Xhakës, edhe prindërit e Xherdan Shaqirit dhe Valon Behramit janë nga Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme