Google ADS

Granit Xhaka luan me atlete ngjyrë rozë në ndeshjen e ardhshme (FOTO)

17:29 | 5 Tetor 2017
Arbresh Info

Granit Xhaka do të luajë ndeshjen e ardhshme me atlete ngjyrë rozë.

25-vjeçari, i cili u transferua te “Topçinjtë” vitin e kaluar për një tarifë rreth 35 milionë funta, do të bartë atlete me ngjyrë rozë në ndeshjen e ardhshme për nder të personave të prekur nga kanceri i gjirit, shkruan portali arbresh.info.

“Kanceri i gjirit është një sëmundje e tmerrshme që prek të gjithë familjet. Jo vetëm gratë, por edhe fëmijët, burrat, nënat dhe baballarët”, shkruan Xhaka në profilin e tij në rrjetin social Instagram.

“Nevojitet fuqi e pamasë dhe kurajo për të luftuar me një kundërshtar të tillë çdo ditë të jetës tuaj pa humbur shpresën. Prandaj me gjithë krenari do të vesh shpirtin e tyre luftëtarë në atletet e mia”

Futbollisti kosovar pritet të jetë pjesë e formacionit startues në ndeshjen e Zvicrës të shtunën në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” kundër Hungarisë para përballjes me Portugalinë tri ditë më vonë./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/BZ3rZPZFFCa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme