Granit Xhaka ka pushtuar kryetitujt pas ndeshjes të së dielës në Emirates.
Mesfushori kosovar ofendoi rëndë tifozët e klubit gjatë barazimit 2 me 2 ndaj Cryal Palaces derisa ishte duke u larguar nga fusha për zëvendësim pasditen e së dielës, shkruan portali arbresh.info.
Teksa refuzon të kërkojë falje, 27-vjeçari ka bërë një tjetër hap që mund t’i kushtoj rëndë.
Reprezentuesi i Zvicrës ka larguar foton me fanellë të Arsenalit në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram duke e zëvendësuar atë me një foto gjatë detyrës me skuadrën kombëtare.
Xhakës i ka dal në mbrojtje Federata e Futbollit të Zvicrës duke konfirmuar se lojtari do të vazhdojë të mbetet kapiten e tyre.
Unai Emery i ka bërë thirrje për të kërkuar falje publike ndërkohë që ka konfirmuar gjithashtu se nuk do të luaj në ndeshjen e nesërme ndaj Liverpoolit./arbresh.info/
EULEX i dhuron një veturë IML-së
Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother – e nxjerr ng...
Gjestit i janë kthyer të gjithë kundër, reagon Stresi: Më ke...
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane