Arsenali mund të heq dorë nga Granit Xhaka në janar pasi trajneri Unai Emery ka refuzuar të flas nëse kosovari do të luaj më në klub.
Xhakës i është hequr titulli i kapitenit nga Emery dhe është zëvendësuar menjëherë me sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang pas shpërthimit të tij ndaj tifozëve gjatë zëvendësimit kundër Crystal Palaces dhjetë ditë më parë, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur nëse Xhaka do të luaj sërish te Arsenali, Emery ka thënë:
“E ardhmja është e ardhmja e Arsenalit. Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të shtunën”
“Ne duhet të marrim disa vendime. Fokusi im është për ndeshjen e nesërme”
“Ai është lojtari jonë, ne dëshirojmë ta respektojmë atë”
Pasi iu shkaktua tutje presion nëse vendimi është i përhershëm, ai qëndroi heshtur në lidhje me të ardhmen e Xhakës në klub duke thënë:
“Jemi duke folur shumë për këtë. Është e qartë. Nuk ka më shumë fjalë për këtë”
“I kam thënë atij dhe kapitenëve të tjerë. Më pas koha na jep neve javët e ardhshme dhe muajt se si mund të vazhdojmë me çdo lojtar”
Xhaka nuk është pjesë e skuadrës së ftuar për takimin në Evropa Ligë ndaj skuadrës portugeze Vitoria./arbresh.info/
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Dita e “El Clasicos”
Vrasjet e plagosjet aksidentale nga policët/ “6 muajt e parë...
Nesër ndërrohet ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas
Aksident i rëndë në Lushnje, këmbësori goditet për vdekje
Grafitet fyese kundër Fadil Gecit, policia duke e hetuar ras...