Granit Xhaka kritikohet ashpër nga tifozët pas disfatës ndaj kampionit

13:50 | 16 Gusht 2018
Arbresh Info

Tifozët i Arsenalit nuk kanë kursyer kritikat ndaj Granit Xhakës këtë javë.

Mesfushori kosovar ishte pjesë e “Topçinjve” në disfatën 2 me 0 ndaj Manchester Cityt në takimin e tyre të parë në Premierë Ligë këtë edicion, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri i ri Unai Emery ka bërë disa ndryshime duke transferuar lojtarë si Lucas Torreira, i cili shkëlqeu me Uruguain në Kampionatin Botëror. Por, mesfushori ishte lënë në bankinë dhe Xhaka startoi para tij.

Sidoqoftë, tifozët e Arsenalit kanë bërë të qarta menjëherë ndjenjat e tyre rreth këtij vendimi përmes shout të famshëm të tifozëve ‘AFTV’.

Në një video, moderatori Philippa Monique lexon një postim në rrjete sociale të shkruar nga Carl Rees.

“Më në fund e vërteta rreth Xhakës po shihet”, shkruan Carl, transmeton portali arbresh.info.

“Bakayoko u largua nga Milani sot, prandaj Xhaka tani është zyrtarisht mesfushori qendror më i kotë në Premierë Ligë. Urime”

Në përgjigjeje të kësaj, moderatori tha: “Uaa! Nuk u përmbajtëm këtu, apo jo?”

“Të them të drejtën, mendoj që së bashku me tifozët e tjerë të Arsenalit, unë do doja që Torreira të startonte para Xhakës”

“Të jemi realist, Xhaka nuk kishte formën më të mirë në ndeshjet e sezonit të kaluar”

“Kur fillimisht na u bashkua, ai godiste volle, dërgonte topa nga prapa në rrjetë nga mesfusha”

“Ne të gjithë kemi thënë që Xhaka ishte më i mirë se Paul Pogba, por që nga atëherë ai nuk ka thënë asgjë”

“Pra, unë preferoj të shoh Torreiran startues, andaj jam dakord por a është ai mesfushori qendror më i kotë në ligë? Kjo është e vrazhdë”

Por, “Topçinjtë” e përkrahin Carlin dhe me shpejtësi kanë reaguar duke ndarë pikëpamjet e tyre rreth reprezentuesit të Zvicrës, transmeton portali arbresh.info.

“Xhaka është një pikë e dobët në mesfushë”, shkruan një tifoz.

“Ai nuk është thjeshtë mjaftueshëm i mirë për të startuar”, shtoi një tjetër.

I treti shkon tutje duke e vendosur atë edhe në një nivel më të ulët.

“Xhaka është një lojtar i ligës të së dielës që ka këmbën e majtë të mirë”, ka thënë ai.

“Kjo është e gjitha, kjo është e gjitha që posedon ai”

Legjenda e Manchester United, Gary Nevilla ka shfrytëzuar gjithashtu rastin duke kritikuar rivalët e ish klubit të tij duke i quajtur ata “një skuadër pubi”.

Emery ka kritikuar po ashtu lojtarët e tij duke i quajtur “shumë të trashë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme