Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka ka lënë të kuptohet që “Topçinjtë” do të nënshkruajnë me Caglar Soyuncun dhe Sokratic Papastathopoulos.
Dyshja janë përfolur shumë për transferim te klubi në Emirates, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme se kush do të jetë zëvendësues i Arsene Wengerit në veri të Londrës, transmeton portali arbresh.info.
Mbrojtësi i Freiburgut, Soyuncu ka shijuar një sezon fantastik në Bundesliga dhe agjenti i tij ka konfirmuar këtë javë se lojtari është duke u kërkuar për transferim në Premierë Ligë.Sokratic, mbrojtës te Dortmundi, është identifikuar nga kreu i rekrutimeve te Arsenali, Sven Mislintat, si një zëvendësues i Per Mertesacker dhe lojtari vlen rreth 17 milionë funta.
Mesfushori kosovar i “Topçinjve” ka rritur spekulimet rreth transferimit të tyre pasi ka pëlqyer një koment përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram. Një tifoz i Arsenali komentoi në foton e fundit të mesfushorit duke shkruar: “Sokratis dhe Soyuncu janë punë e kryer”.Xhaka më pas e pëlqeu komentin e tij duke sugjeruar që dyshja mund të jenë rrugës drejtë transferimit te klubi anglez./arbresh.info/
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë