Granit Xhaka ka kërkuar nga Arsenali për të bërë atë kapiten të ri të tyre duke insistuar se e meriton një rol të tillë.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës insiston gjithashtu se “Topçinjtë” do të sigurojnë një vend në Ligë të Kampionëve majin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Xhaka është favorit te trajneri Unai Emery për shiritin e kapiteni pas largimit të mbrojtësit Laurent Koscielny që në formë befasuese finalizoi transferimin te Bordeauxi.
26-vjeçari në të kaluarën ka drejtuar klubin gjerman Borussia Monchengladbach si dhe skuadrën kombëtare të Zvicrës.
“Do të isha i kënaqur për të qenë lojtari i parë nga Zvicra për të udhëhequr një klub në Premierë Ligë”, ka thënë fillimisht Xhaka, transmeton portali arbresh.info. “Do të ishte diçka e veçantë dhe një ëndërr e realizuar për mua. Do të ishte një vlerësim i performancave të mia për Arsenalin”
“Do të ishte gjithashtu një përgjegjësi speciale për të ndjekur hapat e lojtarëve të mëdhenj si Patrick Viera dhe Thierry Henry”
“Planifikoj të vazhdoj të përmirësohem, punoj në lojën time, të bëhem gjithmonë e më i mirë, përmirësoj detajet e vogla dhe të arrijë sukses”
“Gjithçka tjetër është dytësore ndaj këtyre ambicieve”
“Ne padyshim se duam të kthehemi në top katërshe dhe jam i bindur që lojtarët me të cilët kemi nënshkruar mund të na ndihmojnë për ta arritur këtë”
“Nicolas Pepe mund të na ndihmoj në sulm duke bërë bashkë lojë të mirë me Pierre Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazetten”
“Pres që gara për titull të jetë shumë afër deri në fund”, përfundon Xhaka./arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe