Granit Xhaka ka një mesazh për tifozët e Arsenalit (FOTO)

21:04 | 11 Mars 2017
Arbresh Info

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka falënderuar tifozët për mbështetjen e dhuruar ndaj gjigantit londinez.

Skuadra e trajnerit Arsene Wenger ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të ‘FA Cup’ pas disfatës së thellë me rezultat 5 me 0 që ia shkaktuan në ‘Emirates Stadium’ skuadrës Lincoln City, shkruan portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Notat e lojtarëve: Arsenal 5:0 Lincoln (FOTO)

“Një falënderim i madh shkon për të gjithë tifozët tanë për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Xhaka në Instagram pas ndeshjes.

24-vjeçari, i cili është transferuar tek “Topçinjtë” gjatë verës, është vlerësuar me notën 7.1 për performancën e tij në këtë ndeshje./arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BRgorzrlsYF/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme