Lucas Torreira ka thurur lavde për partnerin e tij në mesfushë te Arsenalit, Granit Xhakën, duke e vlerësuar atë si njërin nga lojtarët me më së shumti ndikim te skuadra e Unai Emery.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës ka qenë një figurë mjaftë e kritikuar qysh pas transferimit të tij prej 35 milionë funta nga Borussia Monchengladbachi dy vite më parë, por lojtari nga Prishtina ka treguar herë pas here klasin e tij me asistime dhe supergola nga distanca, transmeton portali arbresh.info.
Në partneritet me mesfushorin e transferuar gjatë verës nga Sampdoria, Xhaka është shfaqur po ashtu si një lojtar kyç në 12 ndeshjet radhazi si të pamposhtur të Arsenalit nga pasardhësi i Arsene Wengerit dhe Torriera beson se 26-vjeçari është një lojtar që ka ndikim me të vërtetë te Arsenali.
“Unë do të përpiqem për tu bërë më i mirë në të gjitha aspektet taktike se si luan Arsenali”, ka thënë Torreira për ‘Evening Standard’.
“Vitin e kaluar, unë u adaptova me stilin e lojës së Sampdorias, ku ne kishim tre lojtar në mbarë mesfushën dhe tani jam duke u adaptuar me stilin e Arsenalit dhe këtu jemi vetëm dy, unë dhe Granit Xhaka”
“Këtu ka shumë gjëra që unë mund të përmirësohem, por kjo do të vije me kohë. Ne do të kemi një mirëkuptim më të mirë, ne do të përmirësohemi dhe kur gjërat shkojnë mirë, skuadra do të bëhet edhe më e fortë”
“Graniti është një lojtar që lidhet shumë me mesfushën dhe mbulon shumë hapësira në fushë”
“Ai posedon hapësirë vërtetë të mirë dhe është e rëndësishme për të mbrojtur balancin e skuadrës, gjë të cilin trajneri e di”
“Ai është një dalje për pasimin e parë nga mbrojtja dhe frustron sulmuesit e kundërshtarëve. Kur ai luan mirë, skuadra do të fitoj ndeshje”
“Ne jemi duke fituar pikë dhe unë me të jemi duke luajtur minuta së bashku dhe duke fituar eksperiencë, gjë që është e rëndësishme”
Liverpooli është rivali i ardhshëm i Arsenalit këtë të shtunë në takimin e tyre si nikoqir./arbresh.info/
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...