Google ADS

Granit Xhaka ka disa fjalë për kritikët pas performancës në derbin londinez

08:15 | 5 Shtator 2019
Arbresh Info

Granit Xhaka i është përgjigjur kritikëve pasi performanca e mesfushorit në derbin londinez ishte analizuar mirë.

Mesfushori i Zvicrës ishte kritikuar shumë nga tifozët e Arsenalit për performancën e dobët në pjesën e parë duke i dhënë një penalti Tottenhamit që siguroi epërsinë më pas për 2 me 0, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, Arsenali arriti disi të marrë një pikë falë golave nga Alexandre Lacazette dhe Pierre Emerick Aubameyang.

Duke iu përgjigjur kritikave të pranuara pas ndeshjes, Xhaka ka thënë për Sky Sports News: ” Sigurisht se kritikat janë gjithmonë këtu. Mendoj se kemi pasur një lojë të mirë në derbin e Londrës. Kam bërë një gabim me penaltinë, por nëse e keni parë ndeshjen atëherë e shihni se kemi pasur mundësi të fitojmë”

“Ne kemi pasur shumë shanse por ky është futbolli. Askush nuk flet për shanset, askush nuk flet se sa shumë shanse kemi humbur. Ata flasin vetëm për gabimet”

“Kjo është pjesë e futbollit”

Ndërkohë, trajneri Unai Emery ishte i kënaqur me barazimin e së dielës dhe ishte gjithashtu “shumë krenar” me punën e Xhakës gjatë 90 minutave lojë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme