Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka folur rreth largimit nga Arsenal për mediumin spanjoll, Marca.
Mesfushori thotë se ishte vendimi më i vështirë i marrë ndonjëherë në karrierën e tij.
“Shpenzova shtatë vite të mrekullueshme në Arsenal. Nuk doja të luaja kundër tyre. Ishte shumë i vështirë vendimi për t’u larguar”, ka thënë Xhaka.
Futbollisti shqiptar tashmë është transferuar në Bayer Leverkusen dhe do të punojë së bashku me legjendën e futbollit spanjoll, Xabi Alonso.
“Unë ndjej respekt për Mikel Arteta, por ishte koha për një ndryshim, prandaj erdha në Bayer Leverkusen”, vazhdoi tutje lojtari shqiptar/Lajmi.net/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit