Google ADS

Granit Xhaka infektohet me Covid-19

17:42 | 9 Janar 2022
KRG

Ligat e ndryshe në Evropë janë duke pasur shumë probleme me infektimin e lojtarëve  me Cocvid-19.

Gjatë ditës së sotshme, klubi anglez, Arsenal, me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se kosovari, Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me covid-19.

“Granit Xhaka dhe Folarin Balogun humbasin ndeshjen e sotme pasi rezultuan pozitivë për Covid, ndërsa Emile Smith Rowe dhe Takehiro Tomiyasu mungojnë për shkak të një lëndimi në ije dhe pulpës së djathtë”, thuhet në njoftimin e Topçinjve.

Në anën tjetër, lojtari si Emile Smith Rowe, Takehiro Tomiyasu, do të jenë dy mungesa të mëdha për Arsenalin përshkak të lëndimeve.

Klubi anglez poashtu ka bërë të ditur se  gjendja Xhaka dhe Balogun,  është mirë dhe do të jenë të izoluar për dhjetë ditë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme