Granit Xhaka ia “jep botën” fëmiut të prekur me sindromën Down

22:40 | 21 Mars 2019
L G

Sot është Dita Botërore e njerëzve që janë të prekur nga sindromi Down dhe Granit Xhaka ka vendosur pikërisht sot ta takoj një fëmijë që është i prekur nga ky sindrom.

Granit Xhaka dhe Julian njihen tash e disa vite dhe kanë pasur një lidhje të fortë ndërmjet vete.

Që ta shënojnë ditën e të prekurve me këtë sindrom, Granit Xhaka kishte ftuar shokun e tij të vogël në Londër për ta ndjekur një stërvitje brenda dyerve të mbyllura, duke ndrequr komplet disponimin e djaloshit i cili siç shihet në video dukej shumë i lumtur me praninë e Granitit.

Ndër të tjerash Granit Xhaka i ka kushtuar një postim ku ka shkruar:

“Ky fëmijë buzëqeshë gjatë gjithë kohës dhe kur ai buzëqeshë, duhet të buzëqeshni edhe ju” ka shkruar Graniti në Facebook.

Momentalisht Granit Xhaka është mbledhur me Kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet që Zvicra i zhvillon ndaj Gjeorgjisë dhe Danimarkës./ Reporteri.net

https://www.facebook.com/GranitXhaka/posts/995892940617641?__xts__[0]=68.ARCqiqYS9hKlPFwGDe__PTDZMjE3LE28vmzSYdHSiLmSf2__bTaYrZ7LLWdE5io0Ovi-7qMe7cmri_wamZbsN2X521mhKtxdTvgLUlm9P5mMcrpcjtJ0Hku5X_IJ_by7lrY9pmXPHcuYbRD5Fp3F0tM_nDbsymqyiuqSFWCNjuz5Oc56JiPifqbAL6qvEQ5HgceqT7sCf0qhhr_jC2FBFHUc-zOGmp5vS4BOPn89KndvTnzp2NO0Os3qvL9tPnQEf8mUOwjvLcXbTZX7VRkeqGlQ_3URiEExPxiJWsegS2MezTxo_Y4JypUGg9QbVrGgIg6_8jPPftiMtt05xRLY5ec&__tn__=-R

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme