Granit Xhaka i dërgon mesazh tifozëve para ndeshjes ndaj Wolves

15:53 | 2 Nëntor 2019
Arbresh Info

Granit Xhaka nuk do të jetë i përfshirë në skuadrën e Arsenalit ndaj Wolves, por mesfushori ka reaguar në rrjete sociale duke treguar se është duke punuar shumë në palestër.

Kapiteni ishte fishkëllyer nga tifozët në Emirates në ndeshjen 2 me 2 ndaj Crystal Palaces vikendin e kaluar teksa kishte ofenduar gjithashtu tifozët gjatë largimit nga fusha për zëvendësim, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht thirrjeve që Xhaka të vazhdojë të ketë titullin e kapitenit në klub, Unai Emery ka zbuluar në konferencën për shtyp të premten se reprezentuesi i Zvicrës nuk do të luaj ndaj Wolves në Emirates pasditen e sotme.

Xhaka tani ka reaguar duke treguar se është i zënë në palestër duke punuar fortë.

“Ne vazhdojmë të punojmë fort”, ka shkruar kosovari në llogarinë e tij në Instagram.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Wolves fillon në ora 16:00./arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/B4XQ8k_nAT6/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme