Granit Xhaka u ka bërë thirrje tifozëve të Arsenalit të shfaqin pak durim në lojtarin Nicolas Pepe të transferuar për një tarifë rekorde nga klubi.
Pepe iu bashkua Arsenalit nga Lille për 80 milionë euro gjatë verës, por ka pasur probleme deri teni në Premierë Ligë duke gjetur vetëm një herë portë – dhe atë nga një goditje nga penaltia, transmeton portali arbresh.info.
Unai Emery vazhdon të ketë besim te Pepe dhe kapiteni kosovar i “Topçinjve” tani i ka dal në mbrojtje talentit në sulm.
“Ne jemi të lumtur me të”, ka thënë Xhaka para ndeshjes mbrëmjen e sotme (e enjte) ndaj Vitorias.
“Gjithçka është e re për të, në dy ose tri ndeshjet e fundit, mendoj se është përmirësuar në shumë gjëra”
“Ai është duke punuar shumë, në mbrojtje gjithashtu. Ndoshta për momentin ka nevojë vetëm për pak fat”
Ndeshja mes Arsenalit Vitoria Guimares zhvillohet në stadiumin Emirates duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/
Policia jep detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Priz...
Arrestohet një burrë në Prishtinë, i vodhi çantën një gruaje
Olmo mbetet lojtar i lirë, por feston me ngjyrat e Barcelonë...
Ukraina ndërpret furnizimin me gaz rus në Evropë
Ndërrimi i viteve, 25 persona u paraqiten në urgjencën e Vlo...
Zhduket një person në Prishtinë