Google ADS

Granit Xhaka i bindur që Mkhitaryan do të ketë sukses në Arsenal

14:01 | 19 Janar 2018
Arbresh Info

Granit Xhaka beson që Henrikh Mkhitaryan do të ketë sukses në Arsenal nëse i bashkohet klubit si shkëmbim me superyllin Alexis Sanchez.

Mkhitaryan ka dështuar për të pasur ndikim në Manchester United qysh pasi iu bashku klubit në verën e vitit 2016 dhe është i vendosur për tu transferim në Emirates, transmeton portali arbresh.info. Pasi impresionoi trajnerin Arsene Wenger derisa po luante kundër Arsenalit për Borussia Dortmundin, Mkhitaryan ka qenë një shënjestër afatgjate e trajnerit francez të “Topçinjve.

Xhaka, i cili ka luajtur kundër Mkhitaryanit gjatë kohës së tij te Bundesliga nën fanellën e klubit Borussia Monchengladbach, thekson se ka parë mjaftueshëm dhe e di se ai do të shkëlqente në Londrën Veriore.

Henrikh Mkhitaryan

“Kam lexuar që në vitin 2009 ka thënë se i pëlqen Arsenali”, ka thënë fillimisht Granit Xhaka. “Jam i sigurt që stili i lojës do t’i përshtatej atij. Çdo lojtar ka cilësitë e tij. Ai është një futbollist i mrekullueshëm, prandaj të shohim se çfarë do të ndodhë”

“Ishte e vështirë të luash kundër tij. Të them të drejtën, do doja të luaja së bashku me të. Ai është një lojtar që sigurisht është shumë i mirë dhe ka shumë cilësi gjithashtu”

Granit Xhaka ka bërë 23 paraqitje këtë sezon në Premierë Ligë te Arsenali dhe ka realizuar vetëm një gol./arbresh.info/

Të ngjashme