Granit Xhaka është vendosur në klubin e ri, Bayer Leverkusen, dhe ka nisur stërvitjet katër ditë më herët se sa ishte planifikuar.
Në një intervistë dhënë për mediat gjermane, Xhaka foli për përshtypjet e tij të para për ekipin dhe rolin që luajti Xabi Alonso në vendimin e tij për t’u bashkuar me klubin e Bundesligës.
“Ai (Xabi Alonso) ishte një model për çdo lojtar të ri dhe është edhe sot. Ai ka një personalitet të madh dhe ka pasur një karrierë të shkëlqyer. Kur fola për herë të parë në telefon, ishte e veçantë për mua”.
“Kemi dhjetë vite diferencë dhe jemi përballur edhe në Bundesligë me njëri-tjetërin, kur ai luante te Bayern Munich, ndërsa unë luaja te Gladbach. Kjo ishte gjëja e parë që folëm”.
𝗚𝗿𝗮𝗻𝗶𝘁 𝗫𝗵𝗮𝗸𝗮 3️⃣4️⃣#Bayer04 #Werkself | #Xhaka ⚫️🔴 pic.twitter.com/WGXHoAJSnT
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) July 13, 2023
Pasi luajti për Arsenalin midis 2016 dhe 2023, Xhaka bëri kalimin te Bayer Leverkusen për 25 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, shkruan telegrafi.
Është një sfidë e re për kapitenin e Zvicerën, i cili kthehet në Gjermani pasi luajti për Borussia Mönchenlgadbach midis 2012 dhe 2016.
Xhaka deklaroi se i pëlqen mënyra se si luan Alonso dhe filozofia e tij, duke shtuar se “ishte një vendim i shpejtë” për t’u bashkuar me Bayer Leverkusen.
Për përshtypjet e para në klub, Xhaka tha: “Është një sfidë e madhe, por unë shoh shumë potencial. Ekipi është i gjallë dhe ka një shpirt të mirë ekipor”.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...