Futbollistët me prejardhje nga Kosova që luajnë për Zvicrën, vazhdojnë të mbajnë lidhje të forta me vendin e prejardhjes së tyre.
Njëri prej tyre është Granit Xhaka, që pushimin më të vogël që ka te skuadra e tij e shfrytëzon për të kaluar në Kosovë me familjarët e tyre.
Pas eliminimit nga Kupa e Botës me Zvicrën ku u mundën 1:0 nga Suedia, Granit Xhaka ka vendosur të vijë në Kosovë për qëndrim disa ditorë.
Ylli i Arsenalit pushimin po e kalon në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Ky pushim duket të jetë më i veçantë për të, që në Kosovë ka sjellë edhe fanellën e famshme të 22 qershorit, njërin nga golat më të bukur në karrierën e tij ia shënoi Kombëtares së Serbisë në Kupën e Botës, kombëtare të cilën e mposhtën dhe e eliminuan nga evenimenti kryesor i futbollit këtë vit.
E fanellën me të cilën i shënoi gol Serbisë dhe festoi pastaj me shqiponjë, ai ia ka dhuruar kushëririt të tij, Agon Xhaka, që paraqitet në radhët e Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Agon Xhaka, në rrjetet sociale
“22 qershori”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.
GERB fiton zgjedhjet në Bullgari
Juve po ‘lufton’ për titull të kampionit, thotë Motta
Thotë se nuk e di kur është shpallur Pavarësia e Kosovës – V...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 407 gjoba gjat...
Gjobitet me 310 milionë euro platforma “LinkedIn”
Uji ende nuk mund të përdoret për pije, vazhdon të ketë mang...