Leo Lacroix, lojtar zviceran i skuadrës së Hamburgut ka lavdëruar Granit Xhakën, duke e cilësuar mesfushorin e Arsenalit një ‘Playmaker të vërtetë’ , i cili meriton të luajë në një nga klubet elitë në futbollin evropian.
Xhaka 26 vjeçar, konsiderohej një nga mesfushorët më premtues në Evropë kur në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbach kaloi te Arsenal.
Ai që atëherë është bërë një lojtar kyç te Arsenal, duke luajtur në secilën ndeshje në sezonin e kaluar, ndërsa ka munguar vetëm një herë këtë sezon.
“Unë kam luajtur me Xhakën në ekipet zvicerane U18 dhe 19, pastaj ai kaloi te ekipi i parë”, ka deklaruar Lacroix.
“Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, ai mund të bëjë dallimin me kalimin e tij, rikuperimin e topit, golat, ai është një lojtar i vërtetë”.
“Ai është kapiten i Zvicrës dhe skuadrat është e ndërtuar rreth tij, ndërsa tani luan rolin kryesor te Arsenal. Gjithçka që i ndodh atij është e merituar, sepse është një punëtor i vërtetë”
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...