Arsenali duhet të blej mesfushorin e Sevillas, Steven N’Zonzi, për të zëvendësuar Granit Xhakën këtë verë.
Sipas ish yllit të “Topçinjve”, Stewart Robson, ylli kosovar duhet të zëvendësohet nga reprezentuesi 29-vjeçar i Francës te klubi në Emirates, transmeton portali arbresh.info.
“Po, atyre ju duhet një lojtar i mirë që e mban mesfushën”, ka thënë Robson kur është pyetur rreth transferimit të mundshëm të N’Zonit në Arsenal. “Unai Emery është duke ndërtuar një skuadër dhe është duke u përpjekur për të ndryshuar mënyrën me të cilën skuadra është duke u ndërtuar dhe lojtarët së bashku me këtë”
“N’Zonzi, unë mendoj se është një lojtar i mirë. Ai është një lojtar që e mban mirë mesfushën, ai është i mirë në ajër”
“Ai është më i mirë se lojtarët si Xhaka që Arsenali e ka për momentin. Prandaj, unë mendoj se N’Zonzi në Arsenal do të ishte një tjetër goditje”
Xhaka iu bashkua Arsenalit nga B’Monchengladbach në sezonin 2016/17 dhe brenda 70 paraqitje nën fanellën e “Topçinjve” në Premierë Ligë ka shënuar vetëm tri gola./arbresh.info/
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...