Newcastle United shpreson që ta transferojë Granit Xhakën në afatin kalimtar të janarit.
Fabian Schar thuhet se po tenton ta bind mesfushorin shqiptar që të transferohet te rivali i Arsenalit në këtë dimër.
27-vjeçari kishte disa probleme në këto javët e fundit, e që fillimisht ishte përplasja me tifozët e The Gunners në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palaces, që pasoi me marrjen e shiriti të kapitenit.
Sipas asaj që raporton SunSport, Newcastle dëshiron ta huazojë Xhakën në afatin e janarit me të drejt blerje në fund të këtij sezoni.
Fabian Schar që është bashkëlojtar me mesfushorin shqiptar te kombëtarja e Zvicrës, dëshiron që Xhaka t’i bashkohet edhe te skuadra angleze shkruan Telegrafi
Në garë për transferimin e Xhakës është edhe Milani e disa klube të tjera, por që lojtari ende nuk ka zbuluar të ardhmen e tij.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin