Gramoz Vokrri ka folur fjalët e para pas deponimit të nënshkrimeve të nevojshme për të shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Sot gjatë ditës, djali i legjendës së futbollit dhe njëherësh ish-kryetarit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri ka deponuar nënshkrimet për të kryetar të Federatës së Futbollit.
Ai ka folur pas deponimit të nënshkrimeve, duke deklaruar se ka mbështetje të madhe dhe synon ta fitojë garën për të parin e futbollit të Kosovës.
“E kemi një mbështetje goxha të madhe. Arsyeja se pse po kandidoj ka qenë mbështetja e klubeve, të cilat nuk janë të kënaqura me zhvillimet brenda institucione”, ka thënë fillimisht Vokrri para gazetarëve.
“Po kërkohet një frymë të re, që ta shtyjmë futbollin përpara. Në futboll nuk hyn askush për të humb, shpresoj që gara të jetë fer dhe korrekte. Shpresoj që në fund të gjithë mund t’ia dalim”.
“Mendoj se Kuvendi Zgjedhor i 6 prillit është i jashtëligjshëm. Nga ana tjetër, na kanë thënë t’i sjellim 15 nënshkrime dhe ne e bëmë. Kështu që, jemi të gatshëm për secilin variant. I sollëm 16 nënshkrime, duke lënë hapësirë edhe për një kandidat të tretë”.
“Më së shumti po flitet për skandale. Por, nuk kisha dashur të futem më thellë. Jemi të interesuar ta nisim një frymë të re, që t’iu japim të rinjve mundësi”, përfundoi djali i legjendës Fadil Vokrri. /Telegrafi/
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin
Fenerbahce e gatshme të paguajë shifrën dyshifrore për trans...
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Ngjarjet e ditës së sotme