Djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramozi, është shprehur i hapur t’i ndjekë hapat e të atit dhe të kandidojë për president të Federatës së Futbollit të Kosovës, derisa zbuloi se FFK-ja ia ka ndalur pjesërisht pensionin familjes së ish-presidentit pa ndonjë vendim të Kuvendit.
Në fillim të vitit 2019 Gramozi u largua nga shtëpia e futbollit të Kosovës, të cilën e kishte udhëhequr babai i tij deri kur ndërroi jetë, pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e saj, raporton gazeta Express.
Pas 26 vjetëve në Francë, Gramozi ishte kthyer në Prishtinë më 2016 dhe ishte bërë pjesë e FFK-së më 2018, menjëherë pas vdekjes së ish-presidentit Vokrri më 9 qershor.
Agim Ademi u emërua pasues i Fadil Vokrrit në krye të FFK-së, pozitë të cilën ai e mban edhe sot, por pas pak muajsh Gramozi kishte mospajtime me të dhe që prej vitit 2019 nuk është pjesë e Federatës.
I pyetur nëse do të garonte për shef të futbollit në vend, Gramozi e la të hapur mundësinë, duke thënë se varet nga vullneti i klubeve.
“Kjo varet prej vullnetit të klubeve. Nëse klubet e kërkojnë mund të bisedojmë”, tha Gramozi në emisionin Sporti në KTV të dielën mbrëma.
Ai zbuloi edhe një fakt tronditës, se si Federata ia ka ndalë pensionin pjesërisht familjes Vokrri, të cilin ajo e gëzonte me një vendim të bordit të FFK-së pas vdekjes së Fadil Vokrrit.
“Familjes time pjesërisht i është ndalur pensioni i FFK-së që ia ka dhënë kuvendi i FFK-së. Kuvendi është dashtë të merrte vendim për ndalje të një pjesë të madhe siç është ndalur një pjese e madhe. Por pensioni nuk është problem, nuk jemi familje qe kërkojmë. Me rëndësi ka futbolli, te hapen horizonte te reja”, tha Gramozi.
Gramozi e pranoi i ka shkëputur kontaktet me Ademin që prej largimit nga Federata tre vjet më parë.
Fenerbahce e gatshme të paguajë shifrën dyshifrore për trans...
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes