Gotze vështirë të arrihet, Roma ndërron objektiv për repartin ofensivë

11:32 | 4 Prill 2020
Arbresh.info

Roma ka nisur kontaktet me agjentin e Mario Gotzes për një transferim të mundshëm të gjermanit në Olimpico.

Por pas bisedimeve të para, palët janë larg një marrëveshje eventuale, pasi problem mbetet paga e lojtarit.

Gjermani fiton momentalisht shtatë milionë euro në sezon te Dortmundi dhe nuk është i gatshëm të ulë pretendimet e tij.

Kjo ka bërë që Roma të ndërrojë objektivin për repartin ofensivë, duke kthyer sytë tek sulmuesi brazilian Tete.

20-vjeçari që luan me Shakhtar Donetsk pëlqehet shumë nga trajneri Paulo Fonseca i cili ka punuar një vit më parë me brazilianin në Ukrainë.

Corriere dello Sport ka raportuar se Roma është gati të shpenzojë 15 milionë euro për afrimin e brazilianit Tete.

Tete llogaritet si një talent i madh, derisa këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime.

Braziliani i talentuar në Romë pritet të zbarkojë si zëvendësues i Cengiz Under, me turkun që është pranë largimit nga Olimpico.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme