Bisedimet për kontratë mes Mario Gotzes dhe Borussia Dortmundit janë ndërprerë.
Kështu raporton gazeta gjermane Bild, e cila pretendon gjithashtu se sulmuesi është në mëdyshje për të pranuar vazhdimin e kontratës, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale dhe pas disa bisedimeve pozitive gjatë javëve të fundit tani duket se gjërat kanë pësuar një goditje dhe bisedimet janë ndërprerë.
Raporti shton gjithashtu se Arsenali ka shfaqur interesim dhe Gotzte mund të jetë i interesuar për transferim te skuadra londineze në Premierë Ligë.
Gotze mund të jetë gjithashtu i joshur për t’iu bashkuar ish kolegëve të tij në Emirates – Sokratis, Henrikh Mkhitaryan dhe Pierre Emerick Aubameyangut./arbresh.info/
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...