Mbrojtësi gjerman, Robin Gosens, ka shprehur dëshirën e tij për një rikthim në Bundesliga.
Mbrojtësi i majtë i Atalanta, Robin Gosens ka pranuar se do të shfrytzonte shansin për t’u bashkuar me ndonjë klub të madh në Bundesligën gjermane.
26-vjeçari nga Gjermania ka shkëlqyer në Atalanta nën drejtimin e trajnerit, Gian Piero Gasperini dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane, por qëllimi i tij kryesor është të kthehet në atdheun e tij dhe të luajë për një nga gjigantët në Bundesliga.
Duke folur për ‘Rheinische Post’, gjermani u shpreh i se dëshira e tij do të ishte të rikthehej në vendin e tij, por vetëm tek ndonjë klub të madh.
‘Unë gjithmonë kam thënë se do të doja një transferim në një klub të madh në Gjermani’ tha ai.
“Kjo nuk do të thotë që unë jam në Alatanta dhe në Bergamo kundër vullnetit tim, as se lamtumira ime është e pa plotë. Por nëse vjen një mundësi, do të përpiqem ta shfrytëzoj ‘, shtoi ai.
Mbrojtësi i majtë vazhdoi të flasë për marrëdhëniet e tij me futbollin dhe u distancua nga aspekti i biznesit i këtij sporti.
‘Unë e dua futbollin, por biznesi rreth tij nuk është bota ime, ka shumë aspekte të këtij biznesi me të cilat nuk mund ta identifikoj veten’ tha Gosens.‘Fjala është kryesisht për humanizmin, për ndjeshmërinë. Unë shpesh kam ndjenjën se ne lojtarët nuk shihemi si njerëz, por objekte me një çmim për të paguar’, përfundoi Robin Gosens.
Gosens ka luajtur 10 ndeshje në Serie A këtë sezon, ai ka regjistruar tre gola dhe dy asistime.
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë