Leon Goretzka ka vazhduar kontratën e tij me Bayern Munich edhe për pesë vite të tjera.
Kontrata e deritanishme do t’i skadonte lojtarit vitin e ardhshëm, ndërsa tashmë kanë vendosur ta rinovojnë kontratën më vlerë deri në verën e vitit 2026.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman me një postim në Twitter.
“FC Bayern dhe Leon Goretzka e kanë zgjatur para kohe kontratën e lojtarit, e cila do të skadonte në qershor 2022, deri në vitin 2026”- shkruhet në postim.
Gjermanët kanë vendosur që lajmin për rinovimin e kontratës të bëjnë publike më një video të lojtarit ku fletë për arritshmeritë e tij dhe të klubit në vitet e fundit, ku Bayerni ka fituar shumë trofe të ndryshme si Champions League Bundesligë kupën e Gjermanisë etj.
“Jam shumë i lumtur që isha në gjendje ta vazhdoja kontratën më herët deri në vitin 2026”- ka thënë lojtari.
Mit dem @FCBayern haben wir in den letzten drei Jahren alles gewonnen, was es zu gewinnen gibt. Aber noch schöner als Titel zu gewinnen, ist es, diese Erfolge zu bestätigen und zu wiederholen. Lasst uns daran anknüpfen und die nächsten Jahre gemeinsam rocken! #LG2026 pic.twitter.com/KCWVzVTI6p
— Leon Goretzka (@leongoretzka_) September 16, 2021
Në sezonin e Kaluar, 26-vjeçari është paraqitur në 32 ndeshje ku ka shënuar 7 gola. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...