Manchester United duket se e ka gjetur zëvendësuesin e mesfushorit francez në largim.
Manchester United është në kërkim të zëvendësuesit të Paul Pogbas. Mesfushori francez pritet të largohet nga “Old Trafford” gjatë verës. Dhe, “Djajtë e Kuq” duket se ia kanë mësyrë mesfushorit të Bayern Munichut, Leon Goreztka. Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”.
Mesfushori gjerman nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me gjigantin bavarez. Kontrata aktuale e tij skadon në qershor të vitit 2022, përcjell “Gazeta Express”. Nga ana tjetër, United do ta merrte një lojtar të cilin do ta paguante më pak se Pogban, i cili mund t’i bashkohet Paris Sain-Germainit. /Gazeta Express/
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse