Gordon habit me dukjen e tij pasi u rrëzua nga biçikleta

22:13 | 27 Qershor 2024
D.H

Futbollisti i Anglisë, Anthony Gordon ka pësuar një aksident në Kampionatin Evropian, pasi ka rënë nga biçikleta teksa po shëtiste rreth kampit.

Ky aksident e la anësorin e Newcastle me prerje në mjekër, dhe disa lëndime më të vogla në duar dhe hundë, duke sugjeruar se rënia ishte e dëmshme.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme shumica e futbollistëve anglezë kanë pushuar përvec atyre që nuk kanë luajtur në ndeshjen me Slloveninë.

Po ashtu Rice dhe Trippier punonin në programet e tyre individuale të trajnimit, ndërsa Phil Foden mungonte pasi ai u lejua të udhëtonte në shtëpi pasi gruaja e tij lindi.

Ndeshjen e ardhshme kombëtarja angleze e luan ndaj Sllovakisë në kuadër të 1/8 së finales në Euro 2024, ditën e dielë me fillim nga ora 18:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme