Sulmuesi i Chelseas, Gonzalo Higuain i është ofruar Interit por përgjigjja ka qenë negative nga skuadra italiane.
Reprezentuesi i Argjentinës, i cili aktualisht është në formë huazimi te “Blutë” nga Juventusi, do të largohet nga Chelsea në muajin qershor dhe “Zonja e Vjetër” tashmë është në kërkim të destinacionit të tij të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse Interi dhe Maurio Icardi mund të ndajnë rrugët këtë verë, drejtori i ri sportiv i klubit Giuseppe Marotta nuk dëshiron të zëvendësojë atë me ish sulmuesin e Real Madridit.
Ndërkohë, Chelsea posedon opsionin për blerjen e Higuainit, por ata nuk dëshirojnë ta shfrytëzojnë atë.
Çmimi i 32-vjeçarit konsiderohet shumë i lartë nga klubi londinez, ndërkohë që personi që siguroi arritjen e tij, Maurizio Sarri, pritet të largohet këtë verë./arbresh.info/
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA