Gonzalo Higuain humb rastin ndaj Napolit

14:25 | 20 Korrik 2017
Arbresh Info

Gonzalo Higuain raportohet se ka humbur një rast gjyqësor kundër Napolit rreth të drejtave të imazhit, pasi dokumentet nuk ishin paraqitur në kohë.

Sulmuesi u largua nga “Partenopei verën e kaluar dhe iu bashkua Juventusit për një marrëveshje prej 90 milionë euro që theu rekord në Serie A, transmeton portali arbresh.info.

Raportet ndërmjet presidentit Aurelio De Laurentiis besohet të jenë arsyejet rreth këtij transferimi. Pas largimit, Pipita ka kërkuar 600 milionë euro për të drejtat e imazhit, shifër që nuk ishte paguar.

Megjithatë, ‘Gazzetta dello Sport’ raporton sot (e enjte) që rasti ka përfunduar pasi ekipi prapa sulmuesit nuk ka paraqitur kërkesën brenda 50 ditëve gjatë afatit kohor./arbresh.info

Të ngjashme