Kapiteni i Atalanta-s, Papu Gomez beson se shumë gjëra mund të ndodh dhe skuadra e tij të fitojë Ligën e Kampionëve.
Plani i UEFA-s është që Liga e Kampionëve të zhvillohet në gusht, ndërsa ka mundësi të zhvillohet në formë final 8, transmeton portali arbresh.info.
Atalanta ka thënë se do jetë spektakulare dhe mund të bëjnë befasinë në garën me prestigjioze në botë.
“E kemi prekur qiellin, eksperienca është unike dhe moment historik për klubin”.
“Është e pabesueshme. Tani do zhvillojmë çerekfinalet dhe do na përshtatet nëse zhvillohet vetëm një ndeshje sepse gjithçka mund të ndodh brenda 90 min. Do jetë spektakulare”, theksoi ai.
I pyetur se cilën skuadër dëshiron ta takojë në çerekfinale, Gomez tha se do dëshironte të luante me Barcelonën.
“Ndoshta skuadër spanjolle, do të doja të luaja kundër Leo Messi-t për Barcelonën. Duke konsideruar stilin e lojës, do të doja të thosha se kemi më shumë shanse kundër skuadrave spanjolle se angleze ose gjermane”, përfundoi ai.
Atalanta në 1/16 e Ligës së Kampionëve eliminojë Valencia me rezultat përfundimtar 8 – 4./arbresh.info.
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës