Vedat Muriqi është në formë të shkëlqyer në Turqi dhe këtë është duke e shfaqur ndeshje pas ndeshje te Rezespori.
Ylli kosovar në sulm te skuadra turke vazhdon me formë të lartë dhe deri tani ka realizuar 14 gola si dhe ka krijuar shtatë asistime, shkruan portali arbresh.info.
Derisa po zhvillohej sot (e diele) minuta e 61′ e ndeshjes së xhiros së 29-të mes Basaksehirit dhe Rizesporit, Muriqi pranoi topin në zonë dhe la të pashpresë portierin e skuadrës nikoqire duke dërguar bukur topin në qoshen e djathtë të rrjetës.
Mirëpo, njëri nga bashkëlojtarët e tij kishte filluar festën edhe para se të shkonte topi në rrjetë.
Bartësi i fanellës me numër 10, mesfushori brazilian Fernando Boldrin shihet se ka ngritur duart lartë ende pa e goditur topin ylli kosovar.
Sidoqoftë, goli nga reprezentuesi jonë nuk i mjaftoi skuadrës së Rizesportit për shkak se Basaksehiri barazoi gjithçka në minutat e fundit duke shënuar për 1 me 1 nga penaltia./arbresh.info/
(Shikoni golin nga Muriqi më poshtë ose duke klikuar këtu)
https://streamable.com/fjcni
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...